Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë, ku janë helmuar dhjetëra nxënës, pasi kishin ngrënë ushqim në një restorant të njohur në Mitrovicë.

Të gjithë nxënësit së bashku me dy mësimdhënës kanë marrë trajtimin në spitalin e Mitrovicës, ndërsa drejtori i shëndetësisë Fahri Shabani ka njoftuar se tani ata po lirohen nëpër shtëpi.

Advertisements

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se personeli i Qendrës Rajonale të Shëndetësisë Publike kanë marrë mostrat tek të helmuarit.

Postimi i plotë:

Bashkë me kryetarin e Komunës z.Bedri Hamza , nënkryetarin z.Arian Tahiri posa përfunduam vizitën në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës, ku një numër prej 10 nxënësve dhe dy mësimdhënësve nga fshati Besi i Komunës së Mitrovicës janë trajtuar , teksa ndodheshin në ekskursion në rajonin e Mitrovicës dhe kishin patur disa shqetësime shëndëtsore me simptoma të çrregullimeve gastrointestinale.

Advertisements

Për fat të mirë ,të gjithë nxënësit janë mirë dhe pasi kanë marrë ndihmën e nevojshme shëndetësore po lirohen nga Spitali për të vazhduar rrugën për në shtëpitë e tyre.

Për shkaqet dhe natyrën e këtyre problemeve shëndetësore , kolegët nga Qendra Rajonale e Shëndetësisë Publike kanë marrë mostrat dhe pas verifikimit profesional shkencor do të japin rezultatet përkatëse.

Përgëzoj dhe falënderoj punëtorët e Sektorit të Urgjencës së QKMF-së, Repartit të Emergjencës dhe Repartit të Sëmundjeve Infektive të Spitalit të Përgjithshëm të Mitrovicës dhe të Qendrës Rajonale të Shëndetit Publik në Mitrovicë për reagimin e shpejtë dhe profesional në këtë situatë ,e cila edhe falë këtij reagimi kaloi mirë dhe pa pasoja.