Një aksident tjetër me një viktimë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Rrugën e Kombit.

Makina ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, teksa ka përfunduar 100 metra në humnerë.

Advertisements

Për pasojë ka mbetur i vdekur një i ri, ndërsa në gjendje të rëndë ndodhet shoku i tij.

Aksidenti i rëndë ka ndodhur pranë fshatit Kolsh në Kukës dhe në makinën që u aksidentua ndodheshin dy të rinj nga Tropoja, po udhëtonin nga Tirana drejt Kukësit.

Shkak i aksidentit deri më tani dyshohet se ka qenë pakujdesia dhe manovrimi i gabuar i shoferit.

Advertisements