Një ngjare e rëndë është bërë së fundmi publike për mediat teksa shpejt video është bërë virale.

Bëhet me dije nga mediat e huaja se një 29-vjeçar nga Gambia, i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor është sulmuar nga një grup të rinjsh në Itali.

Advertisements

Shqelma, grushte dhe fyerje racore mund të shihen në videon e publikuar nga mediet italiane.

Gjashtë dhunuesit, 5 prej tyre të mitur akuzohen për lëndime të rënda për motive banale dhe urrejtje racore.

Të gjashtë filmuan sulmin dhe më pas e postuan në rrjetet sociale për tu mburrur.

Advertisements

Në video dëgjohen të miturit duke e thirrur emigrantin “buba” dhe disa prej tyre e godasin.

Disa të tjerë dëgjohen duke thënë “mjaft.”

Policia ka bërë kontrolle në banesat e 6 të akuzuarve. Rrobat e përdorura gjatë sulmit, celularët, disa gram hashash dhe marijuanë, një shkop bejsbolli dhe disa dorëshkrime që lavdërojnë dhunën janë sekuestruar nga karabinierët