Shumica nga ne në atë dollap kryesisht lëmë gjërat e nevojshme, siç janë letrat e kuzhinës, foliet, tepsitë dhe mjete të tilla të cilat në shumicën e rasteve nuk kemi vend ku t’i vendosim dhe zgjedhim t’i lëmë aty.

Por a i keni bërë ndonjëherë vetes pyetjen se çfarë shërben në të vërtetë ai dollap?! Dollapi poshtë furrës elektrike, ndryshe quhet “dollap i nxehtë”, pasi shërben që të ruhet nxehtësia e ushqimit rreth 2 orë pasi që të jetë gati.

Advertisements

Pra, në vend se t’i lini gjërat e kuzhinës, si tepsitë dhe gjërat e tjera, ju mund ta futni ushqimin e përgatitur të cilin nuk pretendoni ta hani menjëherë pasi të jetë gati.

Thjeshtë hiqni të gjitha gjërat nga dollapi poshtë furrës, pastrojeni mirë atë dhe filloni ta përdorni për arsyen pse ekziston!

Advertisements