Gazetari i njohur investigativ, Artan Hoxha ka deklaruar se me informacionet që ka dyshime të forta se Talo Çela, një prej emrave më të kërkuar nga drejtësia shqiptare, është vrarë.

I ftuar në emisionin ‘Opinion’, Hoxha thotë se kjo ngjarje ka ndodhur pas arrestimit të Nuredin Dumanit në Fier.

Advertisements

Hoxha: Kam dyshime se Talo Çelën nuk do të kemi më mundësi që jo vetëm ta intervistojmë, por edhe të mos e shohim më imazhin e tij.

Spartak Koka: Pra po thoni e mund të jetë vrarë?

Hoxha: Besoj se ka ndodhur pas momentit që Nuredin Dumani u arrestua apo kur filloi të flasë. Dyshoj se nuk kemi për ta parë më, uroj ta kem gabim këtë informacion.

Advertisements