
Meteorologia Tanja Porja ka parashikuar si do të jetën moti gjatë këtyre 3 ditëve dhe javën e ardhshme.
“Dita e sotme ka nisur e nxehtë, por do të kemi reshje lokale në pjesën e dytë të ditës dhe rrebeshe afatshkurtra në zonat lindore. Termometri do të luhatet nga 8-29 gradë celcius.
Advertisements
Edhe këtë fundjavë mbetemi në kushtet e motit të paqëndrueshëm. Presim rrebeshe afatshkurtra gjatë pasditeve në pjesën e mirë të territorit shqiptar. Bregdeti paraqitet më i favorizuar, ndërsa vlerat termike si në mëngjes dhe në mesditë do të mbeten mjaft të larta.
Advertisements
Nga 8-29 gradë celcius në rang territori për 3 ditët në vijim”, bën me dije meteorologia Tanja Porja.
“Javën e ardhshme presim që moti të jetë i kthjellët dhe i qëndrueshëm.
Në ditët në vijim, deri në fund të muajit termometri do të ngjitet në 30 apo lehtësisht mbi 30 gradë celcius që do të thotë se do të kemi një anomali termike në 7-8 gradë mbi vlerat maksimale tipike të majit.”, informon Tanja Porja.