Emigrimi i të rinjve drejt vendeve të Bashkimit Europian është një plagë që Shqipëria vijon ta vuajë edhe pas 32 vitesh demokraci.E ndërsa rinia shqiptare “fluturon” drejt Europës, të kundërtën ka vendosur të bëjë holandezja Janneke van der Linden, e cila ka treguar se pas disa vizitave në Shqipëri, ka vendosur që të shpërngulet përfundimisht.Në postimin e saj në rrjetet sociale, ajo thotë se ka shitur gjithçka që kishte, nga mobiljet, te rrobat dhe librat e preferuar. Gjithçka që i ka ngelur janë motorri me të cilin udhëton, një laptop dhe disa veshje.“Unë jam në rrugën time, vetëm, me motoçikletën time dhe pajisjet e mia për kamping. Hoqa dorë nga apartamenti im i vogël në Amsterdam, vendi që ndihesha si në shtëpi. Shita dhe dhurova pothuajse gjithçka që kisha – mobiljet e mia, rrobat e mia të bukura dhe të gjithë librat e mi të preferuar. Gjithçka që zotëroj tani përshtatet në Triumph Tiger 800, më e rëndësishmja MacBook-in tim, pajisjet e kamerës dhe disa veshje themelore. Gjërat që kam janë gjërat që kam nevojë, dhe gjërat që nuk i kam, nuk më duhen vërtet”, shkruan ajo.Në shkrimin e saj, Janneke thotë se ëhstë befasuar dhe frymëzuar nga Shqipëria në shumë mënyra, përmes njerëzve, kulturës, natyrës dhe historisë së ndërlikuar. “E kam vizituar mbi një duzinë herë dhe çdo herë më dukej si të kthehesha në shtëpi”, shkruan holandezja, që tashmë do të natyralizohet si shqiptare.Ajo thotë se Shqipëria ëhstë një vend i nënvlerësuar në Europë, por ashtu si shumë vende të tjera, ajo lufton me korrupsionin dhe ka një potencial të jashtëzakonshëm për rritje.