Pas një viti e gjysmë qëndrimi në paraburgim, dy krerët e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj janë shpallur fajtorë ditën e mërkurë dhe janë dënuar me katër vjet e gjysmë, nga Tribunali Special në Hagë.

Mirëpo, ai që ka tërhequr vëmendje ka qenë një djalë, i cili priti te dera e Hagës vendimin së bashku me babain e tij. Bëhet fjalë për Valon Avdiaj, i cili më herët ka kënduar para asaj dere ndërkohë që intervistohej Hashim Thaçi.

Advertisements

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit” nga Belgjika, ai ndau emocionet e atij momenti.

“Aty ka qenë dita e tretë, kur është intervisttuar presidenti i atëhershëm, Hashim Thaçi.

Unë e kam bërë një video sa për kujtim dhe e kam publiku në Facebook. E kanë marrë mediat dhe nuk e besoja që do të bëhej kaq e madhe. Deri në ditën e katërt ka pasur shumë persona.

Advertisements

Unë jam i lindur dhe i rritur në Bruksel. Jam marr me disa aktivitete politike këtu”, u shpreh Valoni.

Më tej, ai tregoi pak edhe për ditën e djeshme dhe takimin me dy krerët që u dënuan.

“Unë kam shkuar dhe i kam vizituar në burg. Emrat që kanë përdorë gjykatësit janë publikë, unë i di. Gjendja e tyre emocionale ishte shumë e mirë. Unë kam shkuar për ditëlindjen time dhe kanë qenë vitet më të bukura që kam festuar ndonjëherë.

Ata nuk janë vetëm shokët e mi, po janë shokët e krejt popullit shqiptar. Ata janë ikona e pavarësisë së Kosovës. Ata janë liria jonë”, tha Avdiaj./abcnews.al