Selim Hodo, një i moshuar mbi të 80-at nga Orikumi, tregon në “Stop” se shkoi në gjendjen civile për të aplikuar për një kartë të re identiteti,

por në atë moment përballet me njoftimin se ai “kishte vdekur” që në vitin 2011. Selimi thotë, se rezultoi i vd ekur edhe në zyrat e postës e polici.

Advertisements

Selim Hodo: Vajta në gjendjen civile të Orikumit dhe më tha se nuk je i gjallë. Si nuk jam i gjallë? ‘Nuk je i gjallë’. Ika pastaj nga aty, u largova.

Gazetarja: Për çfarë vajte në gjendjen civile? Selim Hodo: Për të nxjerrë kartën e identitetit. Sepse skadonte karta. Gazetarja: Dhe aty more vesh që ishte i vd ekur?

Selim Hodo: Po. ‘Je i vde kur’. Ika u largova. Erdha në postë, këtu në Vlorë. Një nga ato gratë aty më thotë sille pak kartën. E futi në kompjuter, më thotë ‘je i vd ekur’.

Advertisements

I them qysh do bëjmë për këtë punë? ‘Do shkosh në polici’. Shkoj në polici dhe i them kështu është puna. ‘Më sill kartën’ më tha ajo, futi numrin dhe më tha ‘je i vd ekur’.