Ende nuk ka nisur tamam sezoni veror, sepse jemi në maj, por çmimet në jug të vendit po kapin majat.

Duket se pushimet e verës shqiptarëve do u kushtojnë shumë shtrenjtê këtë vit.Së fundmi një qytetar është befasuar, kur ka paguar 54 mijë lekë të vjetra për shezlongun dhe dy koktejle. Ai shkruan një mesazh për faqen e njohur “JOQ Albania”:

Advertisements

“Pershendetje Joq, Jugu katastrof pa filluar ende sezoni i veres. Cmimi i shezlloni te Pepperoni njesoj sa dhoma qe ke rezervuar ne hotel.

7000 cadrat per 4 veta 3000 cadrat e thjeshta per 2 veta”.Qytetari shprehet me të drejtë i shqetësuar, sepse ky fenomen nuk ndryshon asnjë vit. Kryeministri Edi Rama dje u shpreh se rritja e tarifave tregon se ekonomia po rritet,

por a është e vërtetë kjo?Problemi është se agjentët turistikë në Shqipëri nuk i marrin vendimet me strategji afatgjatë, por me teorinë “të kapim aq sa mund të kapim këto tre muaj”.Kjo filozofi pune nuk

Advertisements

zgjat shumë dhe ne prandaj jemi një dekadë mbrapa Malit të Zi, aty ku vërtet kanë përparuar shumë në fushën e turizmit. Shqiptari është mikpritës në shtëpinë e vet, por jo në hotele.