Dita e sotme ka nisur me kthjellime dhe temperatura të larta, meteorologia Tanja Porja tregon që temperaturat do të luhasin, duke lëvizur me disa gradë nga 7 gradë celsius minimalja dhe 31 gradë celsius maksimalja, për shkak të kushteve të paqëndrueshme të motit.

Sipas Porjas, dita e shtunë do të jetë me mot të kthjellët gjatë paradites, ndërsa pasdite do të ketë shtim të vranësirave në të gjithë territorin.

Advertisements

Sa i përket të dielës, pritet që vranësirat të bëhen më të dendura dhe pritet të ketë reshje shiu në zonat malore dhe lindore, Sasia e reshjeve do të jetë e pakët. Në zonat e tjera nuk priten reshje.

Të njëjtat kushte atmosferike priten dhe të hënën. Megjithatë, meteorologia shprehet se këto kushte atmosferike nuk janë shqetësim për të kaluar një fundjave të bukur.

Advertisements