Më 19.04.2022, në fshatin Mollaj të Ballshit, ndërroi jetë 59-vjeçari Ferdi Metushi. Ky i fundit vdiq pasi mjeti i tij u rrëzua në pikën e grumbullimit të inerteve duke e zënë poshtë. Metushi, 59 vjeç, ndërroi jetë rreh një muaj më parë në afërsi të fshatit Mollaj në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në Mallakastër. Metushi ka qenë duke punuar me automjetin kamion “‘Man” në një pikë grumbullimi inertesh, kur kamioni është përmbysur duke e zënë poshtë.

Pas tragjedisë ka ardhur reagimi i gruas së tij, Mbarime Metushi. Kjo e fundit i është drejtuar prokurorisë duke kërkuar drejtësi për vrasjen e bashkëshortit. Ajo thotë se makina që ai drejtonte ishte me marsh të prishur dhe se pas vdekjes së 59 vjeçarit sipas saj janë “fshirë” provat.

Advertisements

Bashkëshortja e të ndjerit ka hedhur akuza të forta ndaj drejtuesve të firmës dhe grupit hetimor se provat janë manipuluar.

Mbarime Metushi gruaja e të ndjerit:

Kërkoj të drejtën e burrit tim se pse u vra, kanë dhënë deklarata të ndryshme nga realiteti, na kanë rënduar jashtë mase, burri punonte ditën dhe natën, ka qenë i pasiguruar, dëgjoj pronarin që më erdhi në shtëpi dhe tha se ishte i siguruar. Pas verifikimeve ka dalë që burri im është siguruar pas vdekjes, shkak i defektit ka qenë leva e marshit, nuk na kanë lajmëruar fare ne si familje, pse?

Advertisements

Më vonë pasi janë verifikuar me fakte, për shkakun e aksidentit, kemi parë se ka pasur ndërhyrje te kjo makinë, te leva e marshit. Burri im nuk ishte një punëtor i thjeshtë, ka qenë mekanik, shofer, e njohin në të gjithë jugun, ka punuar në autostrada. Nuk më kanë ardhur nga kompania, heshtje, heshtje, dhe vetëm heshtje, Fiama SHPK, e ka emrin firma. Pronari e ka emrin Arben Lutaj, lekët ja vononte, lekët i merrte gjithnjë në dorë.

Kërkoj zbardhjen e të vërtetës, kërkoj gjakun e burrit tim, vetëm heshtje, vetëm dhimbje. Na kanë marrë në pyetje vetëm ditën e kallëzimit, dua të theksoj dhe diçka tjetër, se thuhet se nuk punohet natën, policia ka shkuar dhe ka kapur shokë të tjerë, edhe e nxorën, sepse nuk lejohet që të marrësh inerte në Vjosë. Aty vazhdojnë që të nxirren inerte.