Rektorati i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” ka njoftuar se ka pasur një kërcënim me bombë dhe më pas zyrtarët e këtij institucioni e kanë lajmëruar policinë.

Pasditen e së martës, Rektorati i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” ka pranuar një kërcënim me bombë dhe më pas zyrtarët e këtij institucioni e kanë lajmëruar policinë.

Advertisements

Kështu tha për Radion Evropa e Lirë, rektori i UP-së, Naser Sahiti.

“Kemi pranuar një e-mail anonim që është vendosur një bombë dhe e kemi dërguar informacionin në polici dhe tani policia e kanë rrethuar vendin dhe janë duke e trajtuar rastin”, tha Sahiti.

Advertisements

Policia tha se menjëherë pas pranimit të informacionit, ka evakuuar personelin nga ndërtesa e Rektoratit.

Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, policia tha se po vazhdojnë kontrollet dhe verifikimi dhe më pas ky institucion do të ofrojë detaje të tjera për këtë rast.