Policia ka dhënë detaje të reja nga aksidenti tragjik që ndodhi para pak minutash në në superstradën Shkodër-Lezhë, në vendin e quajtur “Dajç”. Burime zyrtare bëjnë të ditur se 20-vjeçarja F. B., ka humbur drejtimin e mjetit e si pasojë ka dalë nga rruga.

Nga përplasja e fortë, për fat të keq, ka humbur jetën 73-vjeçari I. K., pasagjer në mjet, si dhe janë lënduar dhe ndodhen në Spitalin Rajonal të Lezhës tre pasagjerët A.B. 53 vjeç, A.B. 43 vjeçe dhe O.B.19 vjeçe. Grupi hetimor ndërkohë vazhdon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Advertisements

Njoftimi i Policisë:

Lezhë / Informacion paraprake

Rreth orës 20:00, në aksin rrugor Shkodër – Lezhë, në vendin e quajtur “Dajç”, shtetasja F.B. 20 vjeçe, banuese në Shkodër, duke drejtuar automjetin tip “Renault”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij duke dalë nga rruga.

Advertisements

Për pasojë, ka ndërruar jetë shtetasi I.K. 73 vjeç, pasagjer në mjet, si dhe janë lënduar dhe ndodhen në Spitalin Rajonal Lezhë për mjekim edhe 3 pasagjerët e tjerë, shtetasit A.B. 53 vjeç, A.B. 43 vjeçe dhe O.B.19 vjeçe.

Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.