Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në aksin Milot- Mamurras. Në ngjarjen në fjalë humbi jetën një 56-vjeçare e identifikuar si Prena Gjetani, si dhe janë lënduar drejtuesi i mjetit me 3 pasagjerët e tjerë, shtetasen A.Gj.

30 vjeçe vajza e të ndjerës dhe 2 fëmijë, nipërit dhe mbesat e viktimës që ndodhen në spital nën kujdes mjekësor.

Advertisements

Policia e Kurbinit:

Rreth orës 04:30, në aksin rrugor Milot – Mamurras, në afërsi të Mbikalimit të Sanxhakut, shtetasi L.D. 40 vjeç, drejtues mjeti Taxi, ka humbur kontrollin mbi drejtimit e automjetit të tij, duke dalë jashtë rruge.

Advertisements

Si pasojë, ka ndërruar jetë shtetasja Prena Gjetani, 56 vjeçe, e cila ishte pasagjere, si dhe janë lënduar drejtuesi i mjetit me 3 pasagjerët e tjerë, shtetasen A.Gj. 30 vjeçe dhe 2 fëmijë, që ndodhen në spital nën kujdes mjekësor. Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.