Një drejtor kompanie i cili u kap duke ecur me shpejtësi të lartë me BMW-në e tij të re, ka thënë se nuk do të jetë në gjendje të paguajë taksitë nëse i heqin patentën.

42-vjeçari, cili është drejtor i tre kompanive ka refuzuar lutjet për të shitur makinën e tij super luksoze duke argumentuar se i duhet BMW-ja pasi nuk mund të përballojë të paguajë për taksitë për të shkuar në punë, në palestër, si dhe për të parë nënën dhe vajzën e tij.

Advertisements

Në gjykatë, prokurori Matt Routly i tha: “Ti e ke ende BMW-në. Mbase mund ta shesësh dhe kjo do të sillte të ardhura të mjaftueshme?!

Crawford, i cili ka pasur më parë një Mercedes AMG dhe një Audi i tha gjykatës se kishte probleme të ndryshme shëndetësore dhe tha se ishte i paralizuar përkohësisht për një vit pasi u godit me thikë në shtyllën kurrizore në vitin 2014.

Pas një periudhe fizioterapie, ai e ka rikuperuar përdorimin e këmbëve, por tha se nuk mund të ecë larg dhe ende kërkon shkuarjen e përditshme në palestër si për gjendjen e tij fizike ashtu edhe për të ndihmuar shëndetin e tij mendor.

Advertisements

Kur u pyet se pse nuk mund të shiste makinën e tij ai u përgjigj: “Nuk jam duke punuar. Unë jam në përfitim si njeri me probleme shëndetësore.”

Ai tha se merrte 975 £ në muaj, por duhej të paguante 345 £ qira dhe kur u pyet për të shkuar në palestër, ai tha: “Ndodhez në mes të askundit në një pronë industriale.

“Do të më duhej të merrja një taksi në stacionin e autobusit dhe pastaj një autobus dhe më pas të njëjtën për t’u kthyer. Do mund ta bëja këtë vetëm një herë në javë për shkak të çmimit.”