Ngjarje e rëndë në Londër. Katër persona janë vrarë me thikë në një shtëpi. Policia ka arrestuar një burrë të dyshuar për vrasje.

Sipas Daily Mail, detektivët e Scotland Yard u thirrën rreth orës 1:40 të mëngjesit të sotëm për të raportuar për një trazirë në një pronë në Bermondsey, Londra Juglindore.

Advertisements

Oficerët mbërritën në Delaford Road dhe gjetën katër persona tre gra dhe një burrë me lëndime të dukshme me thikë.

Pavarësisht përpjekjeve të shërbimeve të urgjencës, të katër personat u shpallën të vdekur në vendngjarje dhe oficerët tani janë në proces të kontaktimit me të afërmit.

Advertisements

Detektivët e Policisë Metropolitane nga njësia e specializuar e krimeve po hetojnë dhe oficerët thanë se mendohet se të pesë personat ishin të njohur me njëri-tjetrin.