Gruaja e Xhevahir Hoxhës, i cili vrau nusen e djalit Merushe Hazizi dhe me pas vari veten, ka treguar të vërtetën si burri i saj u fut në dhomën e të resë nga dritarja. Në një intervistë për emisionin “Me Zemër të Hapur” në News24, ajo flet edhe për konfliktet e vazhdueshme mes 30 vjeçares dhe Xhevahirit.

Sipas saj, të dy edhe nusja, por edhe Xhevahiri nuk ia kursenin njëri-tjetrit, madje ajo thotë se i ka folur të dyve me qellim qetësimin e situatës.

Advertisements

“Unë i thashë mbaje ca gojën se je nuse, ai le të flasë. Merushja i thoshte Fationit që ne do bashkëjetojmë bashkë”, rrëfehet gruaja.

PJESE NGA INTERVISTA

Gruaja e Xhevahir Hoxhës: Unë i thosha lëri se ata duhen, lëri cke me ta.

Advertisements

Pyetje: Pse nuk e donte Merrushen

Gruaja e Xhevahir Hoxhës: Nuk e donte. Ai bam ajo bam. Isha këtu një ditë, nuk e donte. Unë i thashë mbaje ca gojën se je nuse, ai le të flasë. Merushja i thoshte Fationit që ne do bashkëjetojmë bashkë.

Pyetje: Fationi ka dhënë një dëshmi shumë të rëndë në media, ka thënë që dikur para dy tre vitesh Xhevahiri kur Merushja ka qenë në banesën tuaj ka ardhur në formën e shoqërisë për të fjetur, ka hyrë nga dritarja. Sa e vërtetë është kjo? Mbani mend ndonjë nga kjo?

Gruaja e Xhevahir Hoxhës: Unë nuk e dija në mëngjes e mora vesh. Më tha nusja tjetër që këtu këtu është puna. Mua Xhevahiri më tha që hyra për të trembur. I tha asaj çfarë kërkon që vjen këtu.

Pyetje: Nusja tjetër çfarë ju tha

Gruaja e Xhevahir Hoxhës: Nusja më tha që kishte hyrë nga dritarja. Unë nuk dija gjë se ai flinte në dhomë më vetë. Kishim nja 20 vjet që ne flinim vec e vec.

Pyetje: Zhurmën e Merushës e dëgjove?

Gruaja e Xhevahir Hoxhës: Jo nuk e dëgjova, e kishte mbyllur derën