Një 40-vjeçare i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i gjashtë i një pallati në Tiranë, në afërsi të një qendre tregtare.

Policia e Tiranës njofton se rreth orëve të para të mëngjesit, në afërsi të “Casa Italia”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i gjashtë i pallatit ku banonte, shtetasja A. E., 40 vjeçe, e cila si pasojë ka ndërruar jetë.

Advertisements

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Nuk dihet ende nëse gruaja kishte shfaqur më herët shenja të depresionit, apo të ketë pasur probleme familjare.

Advertisements