Era e fortë dhe moti i keq kanë shkaktuar probleme gjatë ditës së djeshme në Vlorë.

Gazeta Panorama ka siguruar pamjet e një lokali buzë detit në qytetit bregdetar, ku karriget shihen duke “fluturuar në ajër”.

Advertisements

Korrespondenti i Panorama, raporton se pamjet janë filmuar në zonën e plazhit të vjetër.

Në video shihet momenti kur era e fortë “fluturon” karriget dhe i përplas në rrugë dhe në automjetet e parkuara në rrugë.

Ndërkohë gjatë ditës së djeshme është pezulluar lundrimi i anijeve në Vlorë.

Advertisements

Ndërsa trageti i linjës Vlorë Brindisi e 77 pasagjerë në bord mbeti i bllokuar në det të hapur për disa orë për shkak se nuk ankorohej dot në port.

Trageti mbërriti në orën 15:30 dhe për dy orë qëndroi në det të hapur.