Një tërmet i fuqishëm me epiqendër në Bosnje Hercegovinë është ndjerë në Serbi, Kroaci në Mal të Zi e deri në Shqipëri.
Sipas raportimeve të fundit tërmeti është ndjerë në shumë qytete të Bosnje-Hercegovinës.
Advertisements
Tërmeti ka qenë aq i fuqishëm, që sipas qytetarëve që jetojnë në katet e sipërme të ndërtesave për gati një minutë objektet gati po binin mbi ta.
Madje sipas raportimeve të fundit dhe fotove të shpërndara nga qytetarët në Twitter, konkretisht në qytetin Mostar të Bosnje-Hercegovinës tullat kanë rënë nga ndërtesat.
Një tërmet i fortë ka lëkundur Ballkanin mbrëmjen e së premtes. Forca e tërmetit ka qenë 5.7 ballë e shkallës rihter.
Advertisements
Epiqendra e tërmetit ka qenë në Bosnje Hercegovinë, me thellësi 10 kilometra.
Instituti i Gjeoshkencës në Tiranë ka dhënë informacionin zyrtar në lidhje me tërmetin që u ndje mbrëmjen e sotme.
Sipas IGJEUM, lëkundja është regjistruar në orën 23.07.
Forca ka qënë 5.7 ndërkohë që paraprakisht, epiqendra vlerësohet se është 202 kilometër nga Tirana.
Sipas raportimeve, mësohet se tërmeti është ndjerë në të gjitha qytetet e Shqipërisë nga Tirana, Shkodra deri në Vlorë, Elbasan, Librazhd dhe Fier e Lushnje si dhe në Itali.
Të dhënat e tërmetit sipas IGJEUM:
Data: 22/02/2022
Ora: 23:07:49 (UTC)
M=5.7
Place: Bosnja Hercegovina 10km j-p Mostar ( paraprake)202km nga Tirana
43.03° N, 18.1° E
Thellësia: 10 KM
Mostar večeras, nakon jakog zemljotresa u Hercegovini (BiH) pic.twitter.com/CkNYIkeYXF
— Istraga.ba (@IstragaB) April 22, 2022