Atë që ne e përjëtuam më 26 nëntor 2019, shumë boshnjakë e përjetuan mbrëmë, por për fatin e tyre të mirë me jo aq pasoja sa la tërmeti në Shqipëri.Tërmeti i një nate me parë ka frikësuar qytetarët e Bosnjes. Një YouTube-r nga Sarajeva, Nedim Lepi, ishte live në kanalin e tij, teksa shihet momenti kur ai ndjen lëkundjet.
“Tërmet, tërmet o njerëz, një tërmet i fortë, o nëna ime”, dëgjohet të thotë ai, ndërsa ngrihet nga karrigia dhe hap derën e dhomës. Më pas qëndron poshtë derës, duke pritur që tërmeti të ndalojë. I riu në një moment, shihet edhe duke u lutur.
Advertisements
Tërmeti ka qenë aq i fuqishëm, saqë sipas qytetarëve që jetojnë në katet e sipërme të ndërtesave për gati një minutë objektet gati po binin mbi ta.Madje sipas raportimeve të fundit dhe videove të shpërndara nga qytetarët në Twitter, konkretisht në qytetin Mostar të Bosnje-Hercegovinës tullat kanë rënë nga ndërtesat.Lëkundjet janë ndierë edhe në shumë qytete të Shqipërisë, ku paniku është rikthyer te qytetarët pas asaj që ndodhi më 26 nëntor të vitit 2019. Mbrëmë shumë shqiptarë e kanë kaluar natën pa gjumë, por për fat të mirë nuk pati më lëkundje të tjera pas asaj kryesore.