Shpërthimi me tritol në derën e biznesit në pronësi të 54-vjeçarit Hysen Gashi, ka tronditur banorët e fshatit të Katundit të Ri në Durrës, mbrëmjen e djeshme.
Sipas banorëve, shpërthimi ishte shumë i fortë, pasi u dëgjua thuajse në gjithë fshatin.
Advertisements
“Nuk di çfarë të them më. Zoti e bëftë mirë inshalla vetëm ai. Shpërthimin e kanë dëgjuar edhe çunat e xhaxhait në fund fare”, u shpreh një nga banorët.
Deri tani është mësuar se lënda plasëse është hedhur në pronën e Gashit, nga një automjet në lëvizje.
Ndërkohë, Gashi i cili është punonjë i policisë së Rendit në Durrës, ka deklaruar paraprakisht pas ngjarjes për hetuesit se nuk ka konflikte me askënd dhe dyshon që ngjarja të ketë ndodhur për shkak të detyrës që ai mban.
Advertisements