Home Lajme Ngjarja e tmerrshme në Fier, babai nuk ishte dakord me martesën e djalit, vrau nusen dhe veten

Ngjarja e tmerrshme në Fier, babai nuk ishte dakord me martesën e djalit, vrau nusen dhe veten

0
Ngjarja e tmerrshme në Fier, babai nuk ishte dakord me martesën e djalit, vrau nusen dhe veten

Zbulohen detaje të reja nga krimi i rëndë në Fier, ku vjehrri ka vrarë me thikë nusen e djalit dhe më pas ka varur edhe veten.

Burime nga policia thanë se, mes Xhevahir Hoxhës, 61 vjeç dhe nuses Merushe Hazizi, 30 vjeçe kishte përplasje të shumta.

Advertisements

Mësohet se 30-vjeçarja Hazizi, kishte qenë e martuar më herët me dikë tjetër.

Advertisements

Por tani kishte disa muaj që bashkëjetonte me djalin e Xhevairit.

Pikërisht për këtë autori i vrasjes, Xhevahir Hoxha nuk ishte dakord dhe duket se i kishte kërkuar që të largohet.

Sherret mes tyre kanë kulmuar sot, kur ai ka qëlluar disa herë me thikë nusen e djalit, duke i marrë jetën dhe më pas i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur.