Sinoptikani Hakil Osmani ka parashikuar se si do të jetë moti në ditët në vijim në vendin tonë.

Sipas Osmanit, këtë pranverë moti ka qenë përgjithësisht i paqëndrueshëm. Temperaturat e ajrit kanë kaluar në ekstreme në shumë pak kohë.

Advertisements

Edhe ditën e djeshme vendi pësoi papritur një rrije të temperaturave dhe një erë problematike e cila solli edhe pezullimin e transportit detar.

Fatmirësisht intensiteti i erës është ulur ditën e sotme.

Këtë fundjavë do të dominojnë më së shumti kthjellimet. Dita e djelë sjell akoma më shumë dominim të kthjellimeve edhe pse herë pas herë do të kemi prezecë kalimtare të vranësirave.

Advertisements

Java që vjen pritet të jetë në dominimin e motit të qëndrueshëm deri në mesin e saj. Edhe temperaturat e ajrit do të rriten duke shkuar mbi 25 gradë celcius.

Gjithashtu edhe vlerat minimale pritet të ngjiten deri në 7 gradë celcius dhe zonat malore, bën me dije sinoptikanti Hakil Osmani.