Gazetari Artan Hoxha ka ngritur shqetësimin për atë që ndodh çdo ditë në rrugët e vendit tonë.

Teksa publikon një video, Hoxha shkruan me ironi se qeverisë tonë i del më lirë të paguaj një polic 480 mijë lekë në muaj që të drejtojë trafikun në kryqëzime sesa të vendosë semaforë.

Advertisements

Postimi i plotë:

Bota i ka zevendesuar policet me semafore, por ne jemi nje hap perpara.

I kemi zevendesuar semaforet me police.

Advertisements

Me 480 mije leke(400 euro) rroga ne muaj, qeverise i del me lire te mbaje police neper kryqezimet me te rendesishme te kryeqytetit sesa te harxhoje energji elektrike per semaforet.

Ne çfare t’i bejme satelitit qe nuk po e çojme dot ne stratosfere, pa semaforet i zevendesojme kollaj…

Dhe pastaj themi pse behet trafik, po dhe polici njeri i gjalle eshte, ne shi, ne diell, ne pluhur, nuk i del rroga as per te lare ate uniformen e “shtrenjte”, ku vetem kapelja i ben 300 euro, lere pastaj te mbaje familjen….