Si pasojë e tërmetit të mbrëmjes së kaluar, një banesë në Tropojë raportohet se është dëmtuar. Emergjencat Civile në bashkinë e Tropojës thonë se banesa e dëmtuar është në pronësi të zonjës Shpresa Sokolaj nga fshati Dragobi.
Advertisements
Në foto duket banesa e vjetër, e cila ka pësuar plasaritje në muret e jashtme dhe të brendshme.
Kujtojmë që mbrëmjen e kaluar Ballkani u trondit nga një tërmet i fuqishëm 6 ballë, me epiqendër në Bosnjë, por që u ndje edhe në shtete të tjera, mes tyre edhe në Shqipëri.
Advertisements
Në Bosnjë si pasojë e lëkundjeve një vajzë humbi jetën, ndërsa ka pasur edhe dëme materiale.