Pas një debati në kuadër të përballjes parazgjedhore në RTV Sllovenia ka ndodhur një incident mes të ftuarve, teksa njëri nga kryetarët e partive largohej nga emisioni.

Të ftuarit u grindën dhe ofenduan njëri-tjetrin ndërsa moderatorit i doli emisioni jashtë kontrollit. Kreu i Partisë ultranacionaliste Kombëtare, Zmago Jelinçiq, u largua nga studio në shenjë proteste, por u rrëzua nga skena. Zhurma që shkakton “lë pa fjalë” kolegët për disa momente.

Advertisements

Jelinçiq raportohet se fatmirësisht nuk është lënduar, gjë që sipas tij, “e ka ndihmuar edhe fakti se dikur ka stërvitur arte marciale”. Studio është e organizuar me disa plate të ngritura, me shkallë, njërën prej të cilave politikani slloven nuk e ka parë dhe për pasojë është rrëzuar.