Deklarata e Papa Françeskut, se seksi jashtë martesës nuk është mëkati më i madh ka shkaktuar reagime të shumta në të gjithë botën. “Mëkatet e trupit nuk janë më të rëndat”, ka thënë Papa.

Por çfarë mendojnë qytetarët shqiptarë? A është tradhtia mëkati më i madh? Kjo ishte tema e rubrikës Vox Pop me Enkin në emisionin “Ditë e Re” në ekranin e RTV Ora.

Advertisements

Duket se qytetarët janë të dyzuar në lidhje me këtë çështje, për disa është mëkat, e për tjerë jo.

Një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve shprehen kundër tradhtisë, duke e cilësuar si mëkatin më të madh, ndërsa të tjerë thonë se tashmë tradhtia është bërë modë dhe se nuk është mëkati më i madh që mund të bëj një njeri.

Disa nga përgjigjet e qytetarëve:

Advertisements

“Besoj se po. Nuk kam tradhtuar as nuk më kanë tradhtuar. Nëse partnerja më thotë se do dalë me shoqet në darkë, unë e quaj mundësi për tradhti. As me mamin e vetë nuk del, më thotë mua para se të dali. Rri në shtëpi. Kur del, del me mua, ose me mamin. Me shoqet nuk del vetë ajo.”

“Tradhtia është mëkati më i madh, më shumë tradhtojnë vajzat se sa çunat. Çunave u ka dalë nami.”

“Tradhtia është shumë e vështirë për tu falur, por edhe falet. Njerëzit kanë turp të flasin për tradhtinë në televizor.”

“Normale, tradhtia është mëkat i madh.”

“Nuk e di, nuk kam tradhtuar ndonjëherë, nëse më ka tradhtuar gruaja nuk kam si ta di. Kemi qenë në ato fshatra malore ku të zhduknin nëse tradhtoje.”

“Të gjithë tradhtojnë sot. Nëse gjeja një mashkull me ekonomi më të mirë, ndoshta do e ndaja burrin.”

“Sot nuk është problem tradhtia, është në modë.”

“Kur më tradhtoi gruaja për herë të parë e fala, kur e bëri për herë të parë nuk e fala sepse kuptova se nuk ishte gabim i momentit, por e kishte rrugë.”

“Nuk marr vesh nga këto gjëra. Nuk kam dyshuar asnjëherë për burrin. Nuk jam xheloze.”

“Më shumë tradhton komshia ime, burrit i ve valium dhe vetë del gjithë natën.”

“Ai që tradhton nuk ia plotëson kushtet partneri, apo partnerja.”

“Jo nuk është mëkati më i madh.”

“Tani që është Edi Rama në pushtet nuk e kam tradhtuar gruan, sepse nuk kam lekë.”

“Nuk është aspak e mirë, por është diçka që mund t’i ndodh çdokujt.”

“Them që po, nga më të mëdhat është.”

“Më ka tradhtuar gruaja, u mërzita shumë. U ndava dhe kisha turp t’ia thosha njerëzve, ndërsa tani tradhtia ka dalë në modë.”

“Është si jo. Kurrë nuk kam tradhtuar, e dua shumë gruan time.”

“Nuk kam tradhtuar asnjëherë familjen. Asnjëherë nuk kam pëlqyer një femër tjetër.”