
Nazmi Bandula, 55-vjeçari që u ekzekutua mëngjesin e sotëm në Shkodër, më shumë se një vit më parë i kanë vendosur tritol në makinën e tij.
Kujtojmë se ngjarja është shënuar më 26 dhjetor të vitit 2020 në lagjen Partizani në Shkodër, ku në mjeti tip fouristradë “X5”, i cili ishte i parkuar ka shpërthyer sasia e tritolit, teksa nuk kishte asnjë person brenda saj.
Advertisements
Bëjmë me dije se mjeti ku shpërtheu sasia e eksplozivit ishte i parkuar brenda murit rrethues të banesës së Nazmi Bandulës.
Advertisements
Sipas deklaratës, asokohe, Bandula në deklaratën e tij në polici tha se nuk e kishte idenë se kush ia ka vendosur tritolin në automjetin e tij. Ai ka deklaruar gjithashtu se nuk ka asnjë problem apo konflikt me ndonjë person, që mund të çojë deri në këtë ngjarja.
“Sapo isha futur në banesë dhe pak minuta më përpara kam qenë brenda oborrit. Jam ngjitur në shtëpi dhe më pas kam dëgjuar shpërthimin e fuqishëm dhe nuk po kuptoja se çfarë ndodhi fillimisht. Nuk e kam idenë se kush mund ta ketë vendosur. Fouristrada ime ka qenë e parkuar në oborrin e shtëpisë që në orët e paradites. Kam dalë në mëngjes, kam ngrënë diçka dhe më pas jam rikthyer në shtëpi dhe e kam lënë makinën aty brenda oborrit.
Nga ai moment nuk e kam lëvizur më ndaj nuk e kam idenë se si mund të ketë ndodhur vendosja e tritolit”, ka thënë Bandula në Polici në kohën kur i vendosën tritol në banesë./ Gazeta Shqip