Kryeministri Edi Rama tha sot se projekti i Teatrit të ri Kombëtar nuk është ndryshuar, por paralajmëroi se kostoja për ndërtimin e tij do të rritet për shkak të rritjes së çmimeve, ndikuar nga lufta në Ukrainë.

“Po rishikojmë manualin që kemi për këtë qëllim se është e kotë që me manualin ekzistues ti kërkosh kompanive të marrin pjesë në gara e të bëjnë investime që janë de fakto shumë më të shtrenjta se sa çfarë figurojnë në manualin e vjetër”, tha Rama.

Advertisements

Pyetje: Tiranës i mungon Teatri Kombëtar, pse nuk po ndërtohet, ka mungesë parash apo ndryshim të projektit?

“Për fat të keq u bëmë tani 3 vet që bëjmë plane e kemi projekte për të realizuar se vendi përballet me ndërhyrje masivisht të forta faktorësh jashtë nesh si tërmeti, pandemia e lufta që ka nisur në Ukrainë e cila ka goditur shumë në aspektin e rritjes së çmimeve në tërësi e çmimeve të ndërtimit në veçanti.

Jemi duke diskutuar për shkak të këtij fakti të fundit që ka pasur një ndikim jo të vogël në industrinë e ndërtimit.

Advertisements

S’ka asnjë ndryshim sa i përket projektit të Teatrit, gjithë problemi qëndron te kalimi i vështirë nga letrat te zbatimi i projektit për shkak të rritjes së çmimeve.

Po rishikojmë manualin që kemi për këtë qëllim se është e kotë që me manualin ekzistues t’i kërkosh kompanive të marrin pjesë në gara e të bëjnë investime që janë de fakto shumë më të shtrenjta se sa çfarë figurojnë në manualin e vjetër.

Po merremi me këtë e besoj që do gjejmë një zgjidhje e Teatri Kombëtar do ndërtohet si është projektuar e si jemi zotuar.

Por jo të gjitha planet mund të zbatohen në afatet e parashikuara kur mes teje e afatit futet një ngjarje as parashikohet as evitohet.”, tha Rama.