Në emisionin “Stop” janë transmetuar lutjet dëshpëruese të një nëne të re për të voglën e saj vetëm 11-muajshe!

“Jeta e Dhuratës vlen shumë më shumë se e imja”– thotë e reja 23-vjeçare nga Vlora që jeton në Kamëz, për vajzën e saj të vogël.

Advertisements

Dhurata vetëm 11-muajshe, vuan që nga dita e parë e lindjes nga një sëmundje e vështirë që i ka prekur shpinën. Kurimi i Dhuratës kushton 28.700 Euro e për këtë nevojitet ndihma e të gjithëve.

”Stop” dhe “Fundjavë ndryshe” bëjnë apelin për jetën e vogëlushes, duke treguar edhe mënyrat sesi mund të kontribuohet për të.

Advertisements

Nëna: Pse të mos lahet Dhurata si të gjithë fëmijët e tjerë?! Dhurata nuk e di se çfarë do të thotë uji në trup, Dhurata nuk është futur 1 herë për t’u larë. S’kam se çfarë e dua jetën time pa Dhuratën. Ju lutem më ndihmoni me sa mundësi që të keni. Ju bëj thirrje të gjithë të më ndihmoni me sa mundësi të keni që Dhurata të shikojë një ditë të bardhë në jetën e saj. Jeta e Dhuratës vlen më shumë se jeta ime./tvklan.al