Monedha europiane EURO zbriti këtë javë në nivelin më të ulët historik që prej vitit 2001 në krahasim me lekun. Banka e Shqipërisë në kursin zyrtar e vlerëson 1 euro me 120.18 lekë, në krahasim me 121.56 lekë që ishte në fillim të muajit.
Një prej faktorëve kryesorë që ka sjellë rënien e Euros është kërkesa e ulët për të blerë këtë valutë, teksa ndikim ka edhe anulimi nga ana e Bankës së Shqipërisë i të paktën 3 ankandeve për blerjen e valutës, duke krijuar tepricë të euros.
Advertisements
Sipas ekspertëve, kjo situatë nuk pritet të zgjasë, pasi përveç faktit se leku ëhstë i mbivlerësuar, kursi i ulët i euro do të ndikojë në tërheqjen e shumë individëve për të blerë prona në euro, apo i kompanive për të bërë furnizime dhe investime në euro, duke rritur kërkesën për këtë valutë dhe rrjedhimisht duke i rritur çmimin.