Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në qytetin bregdetar të Durrësit, ku është njohur nga ekspertët dhe inxhinierët me projektin e Lungomares.
Në këtë qytet ddo të ndërtohet përgjatë vijës bregdetare një Lungomare, e përafërt me modelin e Vlorës. Rama ka takuar sot grupin e punës dhe ka dhënë sugjerimet e tij.E teksa po shpjegohej projekti Rama ka thënë ka mundësi që të bëhet një ndërhyrje në det duke sjell shembullin e e Dubait që ka palmën, duke thënë se në Durrës në det të vendoset shqiponja, që të jetë një zonë turistike dhe nga e cila bashkia mund të nxjerrë dhe përfitime.“Kemi mundësi për një plazh të bukur me një rërë të bukur.
Advertisements
Mendoj ta bëjmë një ndërhyrje në det siç është palma, sic kanë bërë vende të tjera.Me një shqiponjë në det që të jetë zonë turistike, e ndërtuar e re komplet nga A-ja te ZH-ja dhe aty bashkia mund të nxjerrë dhe përfitime.Një shqiponjë do ta bëjmë në det që të duket. Duhet të ecim më tutje dhe të kemi kujdes me përdorimin e materialeve të drurit që të mos na degradohen|”, tha Rama.