Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Durrës ku është takuar me kryetaren e Bashkisë, Emiriana Sako ku dhe ka diskutuar për projektet e reja në qytet.

“Bashkia Durrës, me Anin dhe projektuesit e ndërhyrjes së madhe për një Lungomare në Plazhin e Durrësit, një projekt madhor me impakt të lartë ekonomik.”-ka shkruar Rama.

Advertisements

“Do e bëjmë siç e bëmë në Vlorë, do të bëhet spektakolare e gjitha, edhe me zgjerimin e brezit ët rërës edhe me jetën e natës që do zhvillohet ,

mos të thonë Durrsakët që mbetëm pas Vlorës. Potenciali është i madh, është vlerë e shtuar.

Projekti duhet të mbarojë dhe të përgatitet që puna ët fillojë në vjeshtë, pas mbarimit të sezonit veror”, tha Rama në fjalën e tij.

Advertisements