Home Lajme Aqif Rakipi në listën e zezë të SHBA, i biri deputet: Babai im është super i pastër, s’ka rekorde kriminale

Aqif Rakipi në listën e zezë të SHBA, i biri deputet: Babai im është super i pastër, s’ka rekorde kriminale

0
Aqif Rakipi në listën e zezë të SHBA, i biri deputet: Babai im është super i pastër, s’ka rekorde kriminale

Deputeti i PS-së, Orlando Rakipi thotë se babai i tij, Aqif Rakipi është i pastër, në një kohë që SHBA e ka futur në listën e zezë.

Po ashtu ai tha para mediave se ishte i gatshëm që të jepte dorëheqje nga posti i deputetit, ndërsa hodhi poshtë akuzat se babai i tij kishte rekorde kriminale.

Advertisements

”Jam dhe me emocione. Kemi lindur ne demokraci, jam pro amerikan dhe babai im po ashtu. Se di ca është ai lloj vendimi.

Advertisements

S’na ka ndodhur kurrë ajo gjë. Babai im është super i pastër. Mund ta shihni s’ka asnjë rekord kriminal dhe se çfarë flitet.

S’kemi lidhje me atë pjesë, që na thonë kriminel. Ne jemi të pastër, babai im është i pastër. ka ikur nga politika për diçka.

Jam i hapur të bëj gjithçka”,-tha për gazetarët jashtë sallës së Kuvendit.