Shumë njerëz, e kanë zakon të keq të ruajnë çdo gjë që në banjën e shtëpisë së tyre. Por, kjo nuk është e drejtë, sepse jo të gjitha sendet janë për këtë mjedis të veçantë në shtëpi, sepse ka arsye serioze.

Më poshtë janë pesë gjërat që nuk duhet duhen mbajtur në banjë. Më në detaje:

Advertisements

Barnat

Gjatë gjithë këtyre viteve keni menduar se vendi më i mirë për të ruajtur ilaçet është dollapi i banjës. E vërteta është, megjithatë, se ndryshimet e mëdha në nivelet e temperaturës dhe lagështisë nga banjat e nxehta që jeni mësuar t’i bëni veçanërisht në muajt e dimrit nuk bëjnë asnjë të mirë për ilaçet tuaja. Në fakt, ato shpejtojnë datën e skadencës. Prandaj, këshillohet që barnat të ruhen në një vend të thatë ose të freskët dhe një i tillë nuk është tualeti.

Produktet e grimit

Advertisements

Nxehtësia dhe lagështia e banjës gjithashtu mund të shkaktojnë probleme me produktet tuaja të grimit. Përveç kësaj, në furçat e grimit rriten lehtësisht mikrobet, bakteret dhe myku. Ndaj vendosja e tyre në banjë e përkeqëson edhe më shumë situatën. Sigurohuni që t’i lani shpesh furçat me ujë të ngrohtë me sapun dhe t’i mbani në dhomën e gjumit.

Parfumet

Nxehtësia dhe lagështia mund të bëjnë që parfumi juaj të avullojë më shpejt. Pra vendoseni diku tjetër.

Brisqet

Sigurisht që shumica – nëse jo të gjithë – do t’i kenë brisqet në banjë. Vendosini diku tjetër sepse lagështia i bën të ndryshken dhe prishen shumë më shpejt. Nëse këmbëngulni ta mbani briskun që përdorni në banjë, thjesht sigurohuni që ta thani dhe ta fshini menjëherë pas përdorimit.

Pajisje elektronike

Lagështia e vazhdueshme mund të dëmtojë objekte të tilla si radio, iPod dhe karikues për çdo pajisje elektrike. Nëse pajisja juaj elektronike nuk është bërë për t’u ruajtur në banjë, atëherë vendoseni diku tjetër, larg saj.