Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka publikuar një video në rrjete sociale, nga vendi ku po qëndron duke u shprehur se “nuk ka frikë nga askush”.

Zelenskiy ka postuar videon nga Bankova dhe ka thënë se do të vazhdojë të qëndrojë në kryeqytetin ukrainas.

Advertisements

“Unë do të qëndroj në Kiev, në Bankova, pa u fshehur dhe nuk kam frikë nga askush. Aq sa duhet për të fituar këtë luftë!”, shkruan ai në një postim në Facebook.

Kryeqyteti ukrainas po përballet prej ditësh nga sulme të agresorëve rusë që nuk po ia dalin të thyejnë rezistencës e ukrainasve të cilët po u bëjnë ballë armiqve shumë më të mëdhenj në numër.

Zelenskiy ka ftuar në takim edhe Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin për të biseduar, por deri më tani nuk ka marrë përgjigje prej tij.

Advertisements