“Jam këtu, jam në Kiev në rrugën Bankova. Nuk po fshihem, nuk kam frikë nga asnjeri. Do të qëndroj këtu për aq kohë sa do të duhet që të fitojmë luftën tonë patriotike”, me një video që tregon saktësisht vendndodhjen e tij, të xhiruar nga ai vete, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky sfidoi hapur rusët, duke i treguar se nuk druhet prej tyre.

Ish-komediani i kthyer në presidentin e Ukrainës, padyshim nuk kishte menduar se do të përballej me një situatë të tillë gjatë kohës së mbajtjes se këtij posti.

Advertisements

Por po përpiqet të dëshmojë se është një lider i denjë për popullin e vet në këtë moment të vështirë, kur Ukraina u gjend në mesin e përballjes më të madhe mes Kremlinit dhe Perëndimit që nga koha e Luftës së Ftohtë përpara tre dekadash. Raportet në mediet perëndimore tregojnë se që nga fillimi i pushtimit rus, udhëheqësi 44-vjeçar i ka mbijetuar tre atentateve ndaj jetës së tij.

Advertisements

Zyrtarët ukrainas pretendojnë se i kanë zbuluar komplotet në kohë. Shtypi britanik shkruante një ditë më parë se rreth 70 trupa te forcave speciale britanike SAS dhe 150 ato elitare amerikane Navy Seals, janë duke planifikuar dhe po stërviten për një operacion me rrezikshmëri të lartë për shpëtimin dhe evakuimin eventual te presidentit ukrainas, nëse ai do ta kërkojë një gjë të tillë.