Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar se forcat ruse po përgatiten që të bombardojnë qytetin jugor të Odesës.

Rreth një milion persona jetojnë në qytetin port historik në bregun e Detit të Zi. Odesa është afër kufirit moldav dhe rajonit separatist moldav të Transnistrisë, të mbështetur nga Rusia.

Advertisements

Forcat ruse kanë bërë përparim në Ukrainën jugore që nga pushtimi i tyre. Mykhailo Shmushkovich, zyrtari i qytetit përgjegjës për solidaritetin evropian, tha se më shumë se 100,000 njerëz ishin larguar tashmë nga Odesa.

Advertisements

Më herët Zelenskiy tha se raketat ruse kishin shkatërruar plotësisht aeroportin civil të kryeqytetit të rajonit qendror-perëndimor të Vinnytsia.