Vra sja mak abre e familjes shqiptare në Greqi shokoi mbarë opinionin publik. Pas dëshmisë të motrës së Maries dhe të dhënave të siguruara nga hetimi po plotësohet panorama e të vërtetës se çfarë ndodhi mbrëmjen e dy marsit ku dora e vrasësit gjakftohtë vrau Armandon dhe Marinë dhe mbyti dy fëmijët e mitur dy dhe 3 vjeç. Marrëzia e krimit do të kalonte të pa imagjinueshmen pasi vrasësi kishte parashikuar zhdukjen e kufomave dhe arratisjen. Sot në studio ishte motra e Armandos e cila tregoi ç’ndodhte brenda shtëpisë që u bë mollë sherri e mori 4 jetë të pafajshme.

“Vëllai më merrte çdo ditë në telefon se jam shtatzënë dhe ai ishte i shqetësuar si po ecte. Herën e fundit fola në një mars. Sa bëra ekon për bebin dhe i thashë si dola. E mora në telefon në datën 2. E kishe marrë mami në internet po se kapte dot dhe u shqetësua më tha merre. E mora unë dhe mu përgjigj Maria. Më tha Mandi shkoi në supermarket. Ai kishte pasur dhe vizitë te doktori për mushkëritë, por mjeku nuk kishte ardhur dhe e kishte shtyrë vizitën. Dëgjova vetëm të kolliturën e tij. Të nesërmen më mori xhaxhai në telefon dhe më tha s’po lidhem dot me Mandin.

Advertisements

I shkrova në whatsupp po s’mu përgjigj. Pastaj më mori mami dhe ajo më tha se nuk flet dot me Mandin. Se kishte parë lajmet për një familje shqiptare të vrarë dhe ishte shqetësuar. Aty kuptova se diçka nuk shkonte. Nisëm telefonatat. Mami është me zemër. Ndërsa unë mora qetësues. Pastaj njerëzit më thanë vëllai të ka bërë aksident. Pastaj më thonë kanë vdekur fëmijët. Dhe në fund mora vesh të vërtetën se të katërt ishin vrarë. Jemi të shokuar. Mandi ishte djalë i vetëm. Kishim marrëdhënie shumë të ngushtë. Nuk ka ngushëllim për prindërit.

Trupat ende nuk kanë mbërritur në Shqipëri. Pritet të mbërrijnë nesër në mëngjes. Autori nuk është penduar ndërsa për fëmijët ka thënë nuk i mbaj mend. Në Greqi janë marrë shumë pak me këtë ngjarje. I kanë kushtuar pak vëmendje. Dhe ambasada nuk është marrë.

Ajo tregoi se kushtet në shtëpinë e tyre në Greqi nuk ishin të mira dhe se me pronarin kishin pasur debate për dritat, por jo se i kishin borxh.

Advertisements

“Në shtator unë kam qenë në atë shtëpi ku ndodhi ngjarja. Kushtet nuk ishin të mira, por vetëm vëllai punonte dhe s’kishte mundësi. Ata kishin një vit e 8 muaj që jetonin aty. Ishin me kontratë qiraje. Vëllai e paguante rregullisht mund ta vononte dy ose 3 ditë por vetëm kaq. Me pronarin kanë pasur debate për amortizimin e dritareve dhe rrjetit elektrik dhe hidraulik. Vëllai ankohej shpesh se pronari nuk e ndihmonte. Në 28 shkurt mbaronte kontrata e qirasë dhe Mandi i kërkoi disa ditë kohë derisa të gjente një shtëpi tjetër.

Autori ka bërë një vrasje të planifikuar. I vrau dhe përgatiti dhe vendin ku do t’i groposte. Priti kur Armando të ishte në shtëpi dhe fëmijët të flinin për t’i vrarë të gjithë. Maria ka pasur konflikte me mamanë e autorit. Maria nderte rrobat në tel mamaja e autorit ia hidhte në tokë ose ia bënte pis. Nuk duronte fëmijët kur qanin ose luanin në ballkon. Mamaja e autorit i shtynte fëmijët e vegjël.”, tha motra e viktimës.