Robert Aliaj ka bërë akuza të forta pas vendimit për të lënë në mes spektaklin “Love Story”. Teksa ishte i ftuar në emisionin “Natë me Aulonën”, ai foli ashpër për ekranet shqiptare, duke thënë se “shesin pr ostitucion çdo ditë”.

“Televizioni shet pa frikë pr ostitucion çdo ditë. E ke të mbushur fare! Ne i çojmë nëpër sofra njerëzve imoralitet pa fund. Vishemi si ato vajzat e trotuareve dhe ja nxjerrim njerëzve në darkë, njerëzve që shohin televizor se nuk kanë jetë.

Advertisements

Televizioni e di çfarë është: është opsion i dytë për njerëzit këtu në Shqipëri, ku nuk ka jetë kulturore, ku ti nuk ke ku shkon, televizioni është solucioni si në kohën e diktaturës.

Televizoni duhet të ketë brenda edukimin, ndërkohë këtu nuk ka fare lidhje me edukimin”- u shpreh artisti i njohur.