Nuk ka kaluar shumë kohë nga ndarja e Alvisës dhe Bashkimit ndërsa ky i fundit duket se nuk po e përjeton shumë keq.

Ish-konkurrenti i “Përputhen” është fotografuar nga “Panorama plus” pak netë më parë në shoqërinë e modeles Erjola Doci.

Advertisements

Të dy kanë qëndruar gjatë në shoqërinë e njëri-tjetrit, duke u parë shumë të afërt. Nuk dihet nëse mes tyre ka një miqësi, apo një flirt, por mësohet se janë larguar bashkë nga eventi.

Bashkimi e bëri publike ndarjen me Alvisën përmes një postimi ne Instagram.

Advertisements

Ai nuk ka dhënë detaje, por ka shkruar se gjërat nuk kanë ecur dhe se, pavarësisht të gjithave, gëzon respekt për Alvisën. Edhe vetë Alvisa pranoi ndarjen, duke u shprehur se ishte falënderuese për gjithçka përjetoi me Bashkimin.