Delegacioni ukrainas ka mbërritur në Bjellorusi ndërsa pritet fillimi i raudit të tretë të bisedimeve të paqes me Rusinë.

Bisedimet janë caktuar të fillojnë në orën 14:00, (15.00 me orën lokale) sipas agjencisë bjelloruse të lajmeve Belta.

Advertisements

Në dy raundet e mëparshme të bisedimeve nuk është mundur që të sigurohet një armëpushim i përhershëm ose tërheqjen e Rusisë, megjithëse zyrtarët rusë kanë rënë dakord të respektojnë armëpushimet e përkohshme ndërsa civilët janë evakuuar.

Megjithatë, Ukraina thotë se Rusia nuk i ka respektuar armëpushimet e planifikuara deri më tani.