Kur të gjithë duan të ikin, Volodymyr Bondarenko e kalon pjesën më të madhe të ditës i mbyllur në apartamentin e tij në kryeqytetin ukrainas të Kievit.

Ndërsa sirenat e alarmit uturijnë jasht, ai qëndron i strukur në apartament dhe nis mesazhe në mbarë botën për një mori vizitorësh të Airbnb.

Advertisements

Airbnb është një platformë ku ke mundësi të prenotosh apartamente në zemër të kryeqytetit të Ukrainës.

Agjentët e Airbnb në Ukrainë po marrin tejmase rezervime nga njerëz në mbarë botën që nuk kanë plane për t’i vizituar. Është pjesë e një fushate kreative të mediave sociale për të derdhur para për ukrainasit e rrethuar, që kanë nevojë për ndihmë financiare.

Të mërkurën dhe të enjten, më shumë se 61,000 netë u rezervuan në Ukrainë nga e gjithë bota – prenotime që gjeneruan gati 2 milionë dollarë, thotë Airbnb për NPR. Më shumë se gjysma e atyre netëve u rezervuan nga amerikanët që kurrë nuk kanë ndërmend të vijnë në ukrainë.

Advertisements