Mësohet skema e plotë e vrasjes së dy grave në fshatin Progër të Devollit.

Autori i kësaj ngjarje, Ali Zili, ka pranuar plotësisht autorësinë e krimit të rëndë ndërsa ka thënë se ka qenë në gjëndje të dehur kur ka kryer krimin.

Advertisements

Ai ka treguar me detaje të gjithë dinamikën e krimit, që sipas tij ka nisur krejt spontanisht, pasi ai kishte shkuar në shtëpinë e dy grave për t’i kërkuar 6 mijë lekë të druve që ai ja kishte çuar, para rreth një muaji.

Pas vrasjes, Zili ka kthyer “përmbys” të gjithë shtëpinë me qëllim gjetjen e lekëve, ku nga kontrolli ka mundur të gjejë vetëm 20 mijë lekë dhe më pas është larguar në drejtim të një lokali të fshatit e më pas drejt spitalit të Bilishtit.

Në momentin kur policia ka shkuar në vendin e krimit, trupi i pajetë i Fatmirës, ka qënë i zhveshur, kjo ka bërë që grupi hetimor të nisë hetimet dhe për dyshime të tjera.

Advertisements

Sipas autorit të krimit, rreth orës 20:30, Ali Zili fillimisht është afruar tek porta e jashtme e shtëpisë, e cila ka qënë e mbyllur, ka trokitur por nuk iu përgjigj njeri dhe ka kapërcyer murin rrethues të banesës dhe ka hyrë në pjesën e verandës së banesës.

Më pas ka trokitur tek dera që të fut në ambientet e brendshme te banesës dhe pohon se, ka dalë Fatmira, e cila i ka thënë se çfarë donte.

Kur Aliu i ka kërkuar paratë e druve, ajo i ka thënë të ikte sepse nuk kishte. Në këtë moment Aliu, ka treguar në polici se e ka gjuajtur me pëllëmbë në fytyrë dhe ajo është rrëzuar. Pas këtij veprimi, ka dalë me shkop në korridorin e banesës vjehrra e Fatmirës, Marie Bami që autori e thërret dhe Bukurije Bami, dhe ka tentuar ta godasë me shkop në kokë.

Aliu ia ka rrëmbyer shkopin nga dora dhe me të ka filluar t’i gjuajë të dyja gratë, duke i gjuajtur edhe me dru zjarri, të cilat ndodheshin të stivuara në pjesën e verandës së banesës, duke i lënë të shtrira në tokë.

Pas kësaj, ai ka kontrolluar gjithë ambientet e brendshme të banesës për para, duke hequr sirtarët, ka lëvizur divanët dhe orenditë e tjera shtëpiake dhe mbi tavolinën ku ndodhej televizori, ka gjetur një paketë cigaresh, brenda të cilës kishte një sasi lekësh, të cilat pasi i ka numëruar më vonë, ka rezultuar të kenë qënë 20.000 lekë.

Autori i krimit më tej shton se: më pas unë ham shkuar tek lokali i A…, në Porgër, ku ishte djali i saj, E. dhe aty kërkova një makinë, por nuk më ndihmoi njeri.

Më pas unë kam shkuar tek shtëpia e shtetasit N….dhe i kam thënë se do më çosh me makinën tënde deri në spitalin e Bilishtit se vëllai im, ka goditur mamanë me thikë, por në fakt, unë e gënjeva.

Kemi shkuar në spitali në Bilisht. Në spital hyra vetëm unë dhe pastaj dola duke e gënjyer se mamaja nuk është këtu, hajde të shkojmë në Korçë.

“Më pas ne kemi shkuar në Spitalin e Korçë dhe jemi kthyer në fshatin Progër” tregon ai.

Aty ka fjetur në shtëpinë e një shoku dhe të nesërmen në mëngjes është nisur sërish në Korçë.

“Në këtë qytet unë shkova me qëllim që rrobat që kisha veshur kur godita ato gratë në fshat, t’i zhvishja dhe të blija të reja. Tregtarit i thashë që këto që kisha veshur, nuk i dua mbaji dhe më pas u largova…”-ka treguar para policisë autori i krimit.

Policia ka marë në pyetje shitësin i cili ka treguar se rrobat ia kishte falur një të varfri, pasi policia e kontaktoi ia mori rrobat në cilësinë e provës materiale. Sot gjykata vendosi masën e sigurisë së arrestit me burg ndaj 36 vjeçarit vrasës.