Qeveria ruse ka miratuar një listë të vendeve dhe territoreve të huaja që kryejnë veprime jomiqësore kundër shtetit, kompanive dhe qytetarëve rusë.

Në të bën pjesë dhe Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, nga rajoni i Ballkanit Perëndimor.

Advertisements

Pjesë e listës janë të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Europian, Britania e Madhe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Tajvani, Ukraina, Zvicra dhe të gjitha vendet e botës që vendosën sanksione ekonomike dhe masa të tjera ndëshkuese për të dënuar tentativën për pushtim të ushtrisë së Moskës në Ukrainë.

Ky urdhër është përgatitur në kuadër të Dekretit të Presidentit Vladimir Putin, “Për procedurën e përkohshme të përmbushjes së detyrimeve ndaj disa kreditorëve të huaj”. Rusët dhe kompanitë ruse, si dhe vetë shteti, të cilët kanë detyrime valutore ndaj kreditorëve të huaj nga kjo listë, do të mund t’i paguajnë ato në rubla.

Sipas qeverisë, për këtë, debitori mund t’i kërkojë një banke ruse të krijojë një llogari të veçantë në emër të një kreditori të huaj dhe të transferojë pagesa në të, në ekuivalentin e rublave me kursin e këmbimit të Bankës Qendrore në ditën e pagesës.

Advertisements

Procedura e përkohshme zbatohet për pagesat që i kalojnë 10 milion rubla në muaj.