Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e djeshme në zonën e Kamzës pasi një i ri qëlloi me thikë nënën e tij. Arratia e tij nuk zgjati shumë pasi u kap nga policia.

Në momentin e arrestimit, 28-vjeçari Ajet Lleshi, i tha policisë se e kishte qëlluar të ëmën pasi nuk ia falte vrasjen e të atit.

Advertisements

Para 10 vitesh, 56-vjeçarja Safie Sina, vrau bashkëshortin dhe për këtë u dënua me 9 vite burg.

“E plagosa, se nuk ia fal dot vrasjen e babait. E kam tentuar edhe njëherë tjetër, po nuk ia arrita dot,” ka thënë Ajet Lleshi në polici.

Safie Sina i tha Policisë se është sulmuar nga i biri i saj i vetëm, teksa po shkonte te shtëpia e mamasë së saj në Tiranë. Ditën e nesërme, Ajeti do të dalë para Gjykatës së Tiranës për t’u njohur me masën e sigurisë për plagosje me dashje.

Advertisements

Safije Sina (Leshi) është e divorcuar dhe është martuar për herë të dytë pasi ka vuajtur një dënim prej disa vitesh për shkak se vrau bashkëshortin e saj, të atin e djalit që e sulmoi ditën e djeshme.