Dr Chris Tuck, një ekspert në konflikt dhe siguri nga King’s College në Londër, thotë për Sky News se Putin tani ka tre opsione pasi dështoi të marrë shpejt kontrollin e Ukrainës.

1. Përshkallëzimi i veprimeve ushtarake – duke përfshirë përdorimin e mundshëm të a rmëve kimike ose bërthamore

Advertisements

Dr Tuck thotë se tashmë ka pasur elementë të përshkallëzimit të veprimeve ushtarake të Putinit me përdorimin e tij në rritje të fuqisë së zjarrit – por ai mendon se përdorimi i armëve kimike ose bërthamore “nuk është në plan”.

2. ‘Zgjatja’ me ‘Planin Anaconda’

Dr Tuck thotë se Putin aktualisht po ndjek një strategji “zvarritjeje” duke kryer operacione ushtarake metodike për të rrethuar qendrat kryesore të rezistencës “dhe shpreson që morali ukrainas të dështojë”.

Advertisements

3. Negocimi i një marrëveshje paqeje

Dr Tuck thotë se një marrëveshje paqeje e negociuar nuk ka gjasa në këtë fazë “sepse Putini e ka lidhur veten aq shumë, në aspektin politik, me suksesin e këtij operacioni”.