Ditën e sotme presidenti rus Vladimir Putin paralajmëroi Ukrainën se operacioni ushtarak i Rusisë do të ndërpritet vetëm nëse Kievi pushon së rezistuari dhe përmbush të gjitha kërkesat e Kremlinit.

Përmes një bisede telefonike me presidentin e Turqisë Rexhep Tajip Erdogan, Putini tha se negociatorët e Ukrainës duhet të kenë një qasje më konstruktive në bisedimet me Moskën për të marrë parasysh realitetin në terren.

Advertisements

Putini tha gjithashtu se operacioni i tij special në Ukrainë po shkonte sipas planit. Ndërkohë Kremlini ka deklaruar se pezullimi i operacionit special është i mundur vetëm nëse Kievi ndalon operacionet ushtarake dhe përmbush kërkesat e njohura ruse.

Advertisements

Shresohet që gjatë raundit të ardhshëm të planifikuar të negociatave, përfaqësuesit e Ukrainës do të tregojnë një qasje më konstruktive, duke marrë plotësisht parasysh atë që po ndodh. Kujtojmë se Moska e quan fushatën e nisur më 24 shkurt një “operacion special ushtarak”, duke thënë se nuk ka plane për të pushtuar Ukrainën, e cila dikur ishte pjesë e Bashkimit Sovjetik nën ndikimin e Moskës.